Ju jeni ketu : Home
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Fėmijėt dhe lojėrat e dhunshme kompjuterike
Image
“Papritur u ngrit nga ku qe ulur dhe filloi të bërtas. Dukej i tërbuar ngase nuk mund ta vriste njeriun që shtinte në të. U ul për të provuar përsëri. Çmendurisht shpresonte se kësaj here do të çlirohej nga njeriu përball tij. I shkaktoi humbje të mëdha rivalit. Më në fund, kur kundërshtari qe shtrirë në një pellg me gjak, filloi të qesh pa mëshirshëm. Vazhdimisht i përsëriste këto aksione. Dhunshëm po luftonte dhe përpiqej që sa më shumë t’i dëmtonte armiqtë e tij. Ndonëse e ëma ka disa herë që po e thërret për drekë, as që do të lëviz nga tavolina. Aq fort qe zhytur në lojë sa që nuk ishte në gjendje të mendonte për diçka tjetër.”
Lexoni pėrmbajtjen...
 
I S L A M I njė sistem racional jete
Pavarësisht nga cilësimi si "opium" që i është bërë nga politika social - komuniste, Islamit, që nga koha e shfaqjes me përkryeshmërinë e vet, është treguar gjthnjë si sistem më i mirë dhe më i qëndrueshëm për të gjitha kohrat, për vetë faktin se është i udhehequr nga një ide dhe një besim i pastruar nga bestytnitë dhe mitologjia, sepse apeli i tij i është drejtuar arsyes dhe vetëdijës njetëzore.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
NJOHJA, NEVOJA DHE FRIKA NDAJ ZOTIT!


Një prej kushteve fundamentale që njeriu duhet ta arrijë në këtë jetë, padyshim është njohja e Zotit - Krijuesit, Sunduesit, Mbikëqyrësit, Qenies Absolute, i Cili është i Përhershëm, i Pa-fillim dhe i Pambarim.
Para se njeriu t’ia ketë frikën Zotit, duhet ta ketë të qartë varësinë që e ka nga Ai (nevojën për Të), ndërsa para se ta kuptojë varësinë nga Ai, duhet ta njohë Atë.
Njohja e Zotit është e lehtë për t’u arritur. Në vetë qenien e njeriut ka argument për ekzistencën e një fuqie të përkryer mbinatyrore, absolute. Në qiej e në tokë, në shiun, ajrin, ndërrimin e stinëve, krijimin e të gjitha gjallesave në qifte, përsosmërinë e krijimit, harmonizimin e lëvizjes së planetëve - ka argumente për  ekzistencën e Zotit.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
PADUKSHMERIA E QENIES SĖ KRIJUESIT, NUK ĖSHTĖ ARGUMENT PĖR MOSBESIM NĖ EKZISTENCĖ E KRIJUESIT!

Pyetjet fundamentale, si; a ka fund gjithësia, a ekziston Zoti, si duket qenia e Tij, çfarë ndodhë pas vdekjes, a ekziston mundësia të ketë më shumë se një perëndi?, - mendimtarë, shkenctarë, filozofë e njerëz të rëndomtë i kanë shoqëruar pothuajse që nga epokat e hershme e deri në ditët e sotme, ndërsa vetëm një numër simbolik i tyre nuk ia kanë arritur t’i gjejnë përgjigjje të duhura këtyre pyetjeve. Por me të vërtetë a kanë përgjigjje këto pyetje!? Sigurisht që po!
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Zemra midis dy kohėve


Nga Hasan BAFTIJARI



“A doni t’ju tregoj se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë çdo gënjeshtari gjynahqar.”

(Shuara: 221-222)

Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, është i shëndoshë i gjithë trupi dhe nëse ajo do të prishet, prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra.”      (Buhariu, Muslimi)
Çdo trup që sëmuret, duhet të shërohet.
Papastërtia e trupit është shkak për shumë sëmundje, ndërsa papastërtia e zemrës sonë është shkak i vuajtjeve, i mjerimit dhe i pakënaqësisë sonë në këtë botë dhe në tjetrën.
Zemra e pastër dhe e shëndoshë është ajo zemër që ka shpëtuar nga shirku dhe në të nuk ekziston urrejtja për besimtarët, smira, koprracia, mendjemadhësia, dashuria për dynjanë dhe për karrierën, dyshimet, dilemat në ndjekjen e mendimeve të këqija dhe nga sëmundja e epshit, që përfundon në ndjekjen e dëshirave tona.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Psikologjia e lumturise


Instiktet njerezore mes Frojdizmi dhe Islamit.

Image
 

Nga: Fatjon TAIPI
Psikolog

 

Ku ndodhet lumturia???!!!
Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Tranzicioni i Moshės sė Mesme

•    Perkufizimi
•    Simptomat
•    Shkaktarët
•    Trajtimi


Përkufizmi

Tranzicioni  i moshës së mesme është një gjëndje natyrale që i ndodh shumicës prej nesh, në një moment të caktuar të jetës (zakonisht rreth moshës 40 vjeçare.
Tranzicioni i moshës së mesme mund të përfshijë:
-    Pakënaqëi apo mërzitje ndaj jetës apo mënyrës së jetës (duke përfshirë edhe njerëz dhe sende të cilat na kanë sjellë kënaqësi për një kohë të gjatë).
-    Gjendja e të qënurit nervoz dhe dëshira për të bërë diçka krejt re.
-    Vënia në dyshim e vndimeve të marra vite më parë dhe e kuptimit të jetës.
-    Konfuzion në lidhje me kush je ti dhe çfarë drejtimi ka marrë jeta jote
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Trajtimi pėr fobinė sociale
Image
Fobia sociale konsiderohet një çrregullim kronik i shtrirë në kohë, për të cilin kërkohet trajtim. Përgjithësisht këshillohet një kombinim i mjekimit me ilaçe dhe psikoterapisë.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Shtatėzania dhe shėndeti mendorė i fėmijės.
Sipas studiuesve të Universitetit të Kembrixhit, rreziku, që njeriu të zhvillojë ankth dhe depresion, mund të gjurmohet pas në kohë, që në ngjarjet që e kanë shoqëruar embrionin në mitrën e nënës.
Ian Colman dhe kolegët në Departamentin e Psikiatrisë përdorën të dhëna nga Medical Research Council National Survey of Health and Development, ku përfshinë 5362 njerëz të lindur në 1946.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Kėnaqėsia ėshtė antidodė pėr ankthit

Dr. Hasan Shemsi
Përktheu Ardit Kraja

Psikologët gjurmojnë pjesën më të madhe të shqetësimeve dhe anktheve tek mungesa e kënaqësisë. Shkaktarët e mungesës së kënaqësisë janë të pafundme, askush nuk mund të ketë gjithmonë atë që dëshiron, e nëse e gjen atë, ndoshta nuk mund të ndjejë kënaqësinë që ka pritur, ose, edhe kur e gjen atë çfarë do, vazhdon të mbajë ndjenja frike dhe shqetësimi që këto përfitime mund t’i rrëshqasin nga.
Lexoni pėrmbajtjen...