Ju jeni ketu : Home arrow Perse kjo faqe?
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Perse kjo faqe?
Mire se vini ne www.pastres.com ! PDF Printoni E-mail
I NDERUAR VIZITOR!
Ndertimi i kesaj faqeje synon t’i vije ne sherbim te gjithe atyre, te cilet, ne periudha te caktuara kohore, apo ne menyre kronike, kane ndier nevojen e ballafaqimit te trazirave apo shqetesimeve te tyre shpirterore-emocionale, qe kane mbjelle ne zemrat e tyre frike, pasiguri, humbje besimi e shprese, pesimizem, brengosje, vuajtje e pikellim.
Gjate etapave te zhvillimit te historise njerezore, jane formesuar teori e teknika te ndryshme, qe kane synuar studimin, trajtimin dhe zgjidhjen e ketyre problemeve.
Kjo faqe mundohet te sjelle:
   -  Informacion mbi stresin, prejardhjen, shkaktaret, simptomat, si dhe ndikimin e tij ne jeten e individit. Me kete synohet rritja e ndergjegjesimit individual per njohjen e shkaqeve dhe pasojave te stresit.
   -  Keshilla, teknika e ushtrime te ndryshme, te trajtuara nga nje prespektive islame, me baze ne Kur’an, Hadith[1] dhe ne veprat e dijetareve me te medhenj te islamit, ne te cilat gjejme trajtime te nje game te gjere te problemeve te kesaj natyre.
Gjithashtu, ne kete faqe, do te njihemi here pas here me kendveshtrimet e shkollave me te medha boterore te shkences se psikologjise dhe alternativat qe ato paraqesin.
Nje vend te veçante ne kete faqe zene te rejat e fundit qe vijne nga studimet e institutive me te medha te kerkimeve psikologjike.
Shpresojme qe, me ndihmen e All-llahut xh.sh., kjo perpjekje modeste te behet e dobishme, si per vizitoret, ashtu edhe per pergatitesit e kesaj faqeje.