“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”
“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”
- Fėmijėt dhe lojėrat e dhunshme kompjuterike
- I S L A M I njė sistem racional jete
- NJOHJA, NEVOJA DHE FRIKA NDAJ ZOTIT!
- PADUKSHMERIA E QENIES SĖ KRIJUESIT, NUK ĖSHTĖ ARGUMENT PĖR MOSBESIM NĖ EKZISTENCĖ E KRIJUESIT!
- Zemra midis dy kohėve
- Psikologjia e lumturise
- Tranzicioni i Moshės sė Mesme
- Dėrgonte shumė SMS dhe e shtrojnė nė psikiatri
- Trajtimi pėr fobinė sociale
- Shpresėn e gjeti vetėm me Kur'an.
Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!
| Xhelozia tek fėmija i parė pas lindjes sė fėmijės tjetėr |
|
|
|
Sic e dimë fëmija fiton shprehi e zakone pozitive dhe negative nga veprimet e prindërve dhe te afërmve të tij. Prindërit duhet ta dine se shtimi i disa zakoneve të reja e të dobishme, mbi disa zakone trashëgimtare formojnë, gradualisht, personalitetein e fëmijës e cila fillon që nga koha e lindjes e deri ne moshën e pjekurisë.
Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë: "Xhelozia është dicka e natyrshme, e cila shfaqet tek të gjithë fëmijët dhe në mënyra te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Këshillohet që nëna të tregohet e kujdesshme në vënien re të këtyre sjelljeve dhe në eleminimin e tyre." Doktor Harithi shton: "Që të trajtojmë xhelozinë, na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi ta parandalojmë atë. Ja si fillon e shfaqet xhelozia tek fëmijët. Ne momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga spitali Kur del nga spitali ajo është akoma e lodhur dhe ka nevoje të pushojë.Fëmija mundohet të afrohet pranë nënës së tij pas mungesës së gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu siç do ai. Pasi nëna stabilizohet, fillon të interesohet për beben e posalindur, duke i kushtuar gjithnjë e më pak kohë fëmijës së parë. Më pas fillojnë vizitat nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, të cilët flasin përgjithësisht për beben e vogël, duke theksuar tek fëmija i parë daljen nga fokusi i vëmendjes. Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më, ose e duan pak. Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i lejohen më të voglit. Xhelozia tek fëmija i vogël fillon atëherë kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të, ku njëri prej prindërve e merr për dore e dhe me gëzim e percjell për në shkollë. Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës. Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata, lëvdata, etj. Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël. Eshte e rëndësishme që të stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të "rivalit. Ndër sjelljet e xhelozizë, gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë dhe dëshira për prishjen e gjithckaje. Duhet të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i plotë dhe efikas, dhe kjo fazë kalimtare të shmanget apo amortizohet, pa lënë pasoja në personalitetin e fëmijës. |
| Tjetri > |
|---|



