Ju jeni ketu : Home
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Kėnaqėsia ėshtė antidodė pėr ankthit PDF Printoni E-mail

Dr. Hasan Shemsi
Përktheu Ardit Kraja

Psikologët gjurmojnë pjesën më të madhe të shqetësimeve dhe anktheve tek mungesa e kënaqësisë. Shkaktarët e mungesës së kënaqësisë janë të pafundme, askush nuk mund të ketë gjithmonë atë që dëshiron, e nëse e gjen atë, ndoshta nuk mund të ndjejë kënaqësinë që ka pritur, ose, edhe kur e gjen atë çfarë do, vazhdon të mbajë ndjenja frike dhe shqetësimi që këto përfitime mund t’i rrëshqasin nga.


Ankthi natyral, gjithashtu, i quajtur si ankthi i shëndetshëm, është esencial për jetën pasi kur mungon ky lloj ankthi, njeriu hyn në plogështi shpirtërore, emocionale dhe fizike.

Jeta është plot me shqetësime, vështirësi, papërshtatshmëri, dizkomfort social, mospërmbushje dëshirash, vuajtje, smëundje, etj. Të gjitha këto janë situata që mbjellin shqetësimin e frikën në zemër, ato mund të shkaktojnë pagjumësi, mungesë oreksi, shpërthim emocional, agresivitet në më të voglin ngacmim, humbje interesi për aktivitete, etj.

Por, vjen një kohë kur këto ndjenja shqetësimi e frike largohen dhe ne lahemi edhe një herë në pishinën e ftohtë të qetësisë dhe kënaqësisë, duke u munduar që të përfitojmë sa më shumë nga kjo qetësi, para se shqetësimet të na sulmojnë përsëri. Kjo jetë kështu e ka.
Ankthi patologjik, ne anën tjetër është i paqartë dhe trishtues, sepse dominohet nga frika, frika nga ndonjë gjë e pambarim.
Tani, çfarë duhet të bëjë një mysliman përballë gjithë kësaj?
Profeti (salallahu alejhis ua selam ka thënë): “Mos lejoni që shqetësimet e dynjasë t’ju shtypin, sepse kushdo që e bën këtë jetë shqetësimin e tij kryesorë, Allahu do t’ia shtojë atij shqetësimet dhe do të sjellë varfëri përpara syve të tij, dhe kushdo që e bën Ahiretin shqetësimin e tij më të madh, Allahu do t’ia rregullojë punët e tij dhe do të mbjellë kënaqësi në zemrën e tij. Kushdo që i kthehet Allahut me gjithë zemër, Allahu do t’ia kthejë zemrat e robërve të Tij drejt Atij (me dashuri dhe dhembshuri)”. [Bejhaki]
Kjo këshillë nënkupton gjetjen e kënaqësisë në porositë dhe premtimet e Allahut, pasi vlera e saj është më e qëndrueshme dhe përfitimi shumë më i madh, krahasuar me kënaqsitë që sjellin përfitimet e përkohshme materiale.

Gjithashtu, lista e rekomanduar për antidodat e ankthit përfshijnë pranimin dhe nënshtrimin ndaj vullnetit të Allahut, duke shpresuar për shpërblimin e Tij dhe duke besuar me vendosmëri që ndihma edhe çlirimi i Tij janë afër.
Të pakënaqurit nuk mund të shijojnë lumturinë, sepse ata i ka verbuar dëshpërimi. Ndërsa ata që e kanë besimin e fortë në dritën e sigurisë dhe shpresë, besojnë në Allahun, janë gjithmonë të qetësuar sepse ata e dinë që:
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë. Në mënyrë që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as që të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve”. [Sura Hadid: 22-23]

 
< I mėparshmi   Tjetri >