Ju jeni ketu : Home arrow Familja arrow Shpresėn e gjeti vetėm me Kur'an.
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Shpresėn e gjeti vetėm me Kur'an. PDF Printoni E-mail

ImageTe libri i Allahut, muslimani gjenë shume gjera për të cilat ai ndoshta i ka konsideruar si te humbura për jetën e tij. Gjene shpresën, forcën, trimërinë, vullnetin për jetë dhe guximin për ti bërë ballë gjithçkaje që mund ta godasë në këtë botë. Ky libër është ndihmësi më i mirë dhe shoqëruesi i cili kurrë nuk të lë vetëm. Kur njeriu gjendet përballë nje situate ne te cilen nuk di si të veprojë, ai pandërprerë kerkon rrugëdalje për tu bërë ballë kushteve të rënda të jetës. Ummu Ahmedi është një nënë 55 vjeçare e cila arriti që për 13 vjet ta mesojë Kur'anin përmendësh. Ajo, si shumë gra tjera, nuk dinte shkrim-lexim. Ne fillim hasi ne vështirësi të medha ngase nuk I dinte rregullat e drejta të leximit, por pasi u regjistrua ne nje qendër për mësimin e Kur'anit, ajo me ndihmën e Allahut, arriti t'i mësojë edhe rregullat e leximit edhe Kur'anin përmendësh
Duke treguar për përvojën e saj të bukur, ajo shprehet: "Burri im ishte student dhe gjatë kohës kur studionte e goditi një sëmundje muskujsh pasojat e se cilës ishin shumë të rënda, ai u paralizua dhe u bë i palëvizshëm. Ai u pajtua me caktimn e Allahut dhe kurrë s'u ankua për atë që e kishte goditur, por përkundrazi ai vazhdoi të merrej me studimin e Sheriatit Islam dhe me shkencat e tjera kur'anore."
Sëmundja e tij dita-ditës bëhej me e rëndë dhe arriti deri ne atë shkallë saqë nuk kishte mundësi që edhe Kur'anin ta mbante me duart e tija. Jo vetëm kaq, por edhe fletët e Kur'anit nuk kishte mundësi t'i shfletojë pa ndihmën time sepse edhe gishtat e duarve i kishte të paralizuar kështuqë unë ia mbaja Kur'anin ndërsa ai lexonte dhe kur e mbaronte leximin e nje faqeje, unë ia ktheja faqen tjetër.
Kur e degjoja burrin tim se sa bukur e lexonte Kur'anin, unë emocionohesha tejmase dhe vazhdimisht me lot në sy thosha në vete: "Ah sikur edhe unë një ditë të arrijë ta lexoj Kur'anin!"
Ne ketë gjendje vazhdova nëj kohë të gjatë dhe tërë këtë kohë kujdesesha për burrin dhe për edukimin e fëmijëve të mi derisa një ditë erdhi caktimi i Allahut dhe burri im vdiq.
Pas vdekjes se burrit tim vendosa të vazhdoja rrugën e tij të ndritshme, kështuqë afër nesh u hap një qendër për mësimin e Kur'anit dhe unë isha gruaja e parë që u rregjistrova në të. Për këtë çështje i lajmërova shoqet e mia, por nga ato nuk gjeta kurrfarë përkrahje përveç nënçmimit dhe talljes. Ato duke përbuzur për hapin që kisha bërë më thonin: "Grua plakë që është afër të gjashtëdhjetave është bërë nxënëse!?"
Por unë nuk ua vara veshin fjalëve të tyre dhe përkundrazi deshira dhe vullneti m'u shtua ende më tepër, keshtuqë atyre në fund të bisedës u thashë: "Unë shkoj në medresenë e Kur'anit."
Ummu Ahmedi vazhdon tregimin e saj: Ne fillim kisha shume pengesa ne nxënien e rregullave te leximit dhe me të mbajturit mend, sepse nuk është edhe fort lehtë që në moshën 55 vjecare të mesosh përmendësh sepse kjo moshë është tepër e vonshme dhe ndikon ne kujtesën e njeriut.
Duke i pikuar lotët nga fytyra e nënës të shumëvujatur dalin edhe këto pëshpëritje:
"Vdekja e burrit ma rëndoi jetën edhe më tepër sepse edukimi i fëmijeve pa burrin është një angazhim i dyfisht për mua".
Vuajtjet e mia nuk përfunduan ketu sepse mua ne familje më ndodhi edhe nje tragjedi tjetër: Vellai im pati një aksident të rëndë rrugor dhe si pasojë e kësaj fatkeqësie i vdiq gruaja e tij dhe unë u detyrova të kujdesem edhe për edukimin e fëmijeve të tij.
Lodhja dhe obligimet ishin shume të rënda, por dashuria dhe mbështetja ime në Allahun xh.sh. ishte shume e madhe. Tek All-llahu dhe Libri i Tij ishte strehimi, mbështetja dhe shpresa ime. Periudha e mësimit te Kur'anit nuk ishte edhe aq e shkurtër, 13 vite me rradhë qëndrova dhe u bëra ballë të gjitha pengesave. Ne qëndren e mësimit u shoqërova me gra shume te devotshme. Shoqërimi me ato besimtare kishte qenë shume i nevojshëm, jo vetëm për mua por për të gjitha gratë që e humbin kohën duke përgojuar dhe duke qëndruar përpara ekranit.
Kur më kaplon ndonjë shqetësim shpirtëror, ndonje hall tjetër apo kur ndjej ndonjë cytje të shejtanit të mallkuar, marr abdes, falem dhe e kaloj tërë kohën duke lexuar Kur'an.
Per gratë që mesonin në atë qendër, Ummu Ahmedi tregon: Kisha nje fqinje 70 vjeçare e cila kishte kaluar nëpër vuajtjet të cilat unë i kisha shijuar pas saj. Por kjo grua ishte "nxënësja " me e dalluar e qendrës për nga aktiviteti dhe shkathtësia. Si çdo grua tjetër ajo me shëmbylltyrën e saj ishtë burim nga i cili ne i ushqenim shpresat tona. Ndërsa një grua tjëtër 80 vjecare e cial shquhet për nga vendosshmeria nuk kam se si t'ua përshkruaj. Ajo kishte probleme të rënda shëndetsore por Kur'ani ishte ai që e ushqente pandërprerë shpirtin e saj shume të lodhur.
Mësueset e qendrës ishin tëpër durimtare, sidomos për të na i mësuar rregullat e leximit. Ato janë munduar dhe janë lodhur tejmase. Inshaall-llah na e bëjnë hallall. Durimi i tyre nuk kishte kufij. Ato na ndihmonin që ëndërrat tona të bëheshin realitet.
                                                                                                                                 Ahmet S. Duvejlan
                                                                                                                      Perktheu: Zekerija Rushani
 
Tjetri >