Ju jeni ketu : Home arrow Stresi arrow Trajtimi pėr fobinė sociale
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Trajtimi pėr fobinė sociale PDF Printoni E-mail
Image
Fobia sociale konsiderohet një çrregullim kronik i shtrirë në kohë, për të cilin kërkohet trajtim. Përgjithësisht këshillohet një kombinim i mjekimit me ilaçe dhe psikoterapisë.

Mjekimi me ilaçe
Së fundmi, Paroksetina (paroxetine, paxil) pranohet si ilaçi më efikas pëe trajtimin e fobisë sociale. Grupe të tjera ilaçesh, të cilat mund të trajtojnë fobinë sociale përfshijnë frenuesit monoamine oksid (MAOIs) si fenelzina (nardil), beta bllokuesit si proparnolol (inderal) dhe benzodiazepinat si klonazepam (klonopin).
Paralelisht me trajtimin e fobisë sociale, këto medikamente mjekojnë edhe ndonjë çrregullim tjeter që shoqëron fobinë sociale, siç është çrregullimi i panikut.
Medikamendtet anti-anksioz nuk këshillohen për trajtimin e depresioneve. Gjithashtu, individë me histori të abuzimit me ilaçet, alkoolin apo drogat janë të ekspozuar ndaj rrezikut të abuzimit edhe me këtë grup ilaçesh, prandaj këshillohet të mos i përdorin. Gjithashtu përdoimi për një kohë të gjatë i benzodiazepinave çon në varësi fizike. Beta bllokuesit ndalohet të përdoren nga individë me azma apo probleme polmonare.
Si çdo ilaç, edhe medikamentet kundra fobisë sociale mund të kenë efekte anësore. Jo çdo individ me çrregullim të fobisë sociale mund të trajtohet me këto medikamente, por për pjesën më të madhe të tyre, ilaçet zbusin simptomat në mënyrë të dukshme brenda harkut kohorë të disa javëve.
Terapia konjitive-bihejviorale
Terapia konjitive-bihejviorale është një lloj psikoterapie. Personat me fobi sociale mësojnë mënyra të reja për t’iu përgjigjur situatave që shkaktojnë frikë dhe keqfunksionim fizik.  Terapisti e mëson personit se si të vlerësojë në mënyrëmë të arsyeshme situatën që e frikëson. Duke i drejtuar besimet e pasakta, terapisti ndihmon personin të zvogëlojë frikën e të qënit i gjykuar nga të tjerët. Këto ndryshime në mënyrën e të menduarit, gërshetohen me ekspozimin gradual të kontrolluar ndaj situatave që provokojnë ankth tek personi.

pastres.com 

 
Tjetri >