Ju jeni ketu : Home
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Tranzicioni i Moshės sė Mesme PDF Printoni E-mail

•    Perkufizimi
•    Simptomat
•    Shkaktarët
•    Trajtimi


Përkufizmi

Tranzicioni  i moshës së mesme është një gjëndje natyrale që i ndodh shumicës prej nesh, në një moment të caktuar të jetës (zakonisht rreth moshës 40 vjeçare.
Tranzicioni i moshës së mesme mund të përfshijë:
-    Pakënaqëi apo mërzitje ndaj jetës apo mënyrës së jetës (duke përfshirë edhe njerëz dhe sende të cilat na kanë sjellë kënaqësi për një kohë të gjatë).
-    Gjendja e të qënurit nervoz dhe dëshira për të bërë diçka krejt re.
-    Vënia në dyshim e vndimeve të marra vite më parë dhe e kuptimit të jetës.
-    Konfuzion në lidhje me kush je ti dhe çfarë drejtimi ka marrë jeta jote

Mosha e mesme është një periudhë në të cilën të rriturit ndërmarrin përgjegjësi të reja në punë, prandaj ato shpesh ndjejnë nevojën të ripërcaktojnë në cfarë vendi janë dhe të bëjnë ndryshime ndërsa ato ndejnë se kanë akoma kohë. Në artikullin e tij të vitit 1965 me titull "Death and the Midlife Crisis" (Vdekja dhe Kriza e Moshës së Mesme), e shkruar për International Journal of Psychoanalysis (Gazetën Ndërkombëtare të Psikoanalizës), psikologu Elliot Jaques e sqaroi termin "kriza e moshës së mesme" duke iu referuar një kohe në të cilën të rriturit kuptojnë faktin se ato janë qënie të vdekëshmë dhe sa kohë iu ka mbetur për të jetuar jetët e tyre.
Tranzicioni I moshës së mesme (ose krizës) mund të kuptohet gjithashtu duke përdorur një model të personalitetit të Myer – Briggs I cili I ka rrënjët në veprat e Carl Jung. Fazat janë si më poshtë:


  •   Pershtatja – duke e prezantuar vehten si njerëz të ndryshmë (personazhe) bazuar në situatat tona
  •   Ndarja – duke lenë mënjanë përsonazhin të cilin ia kemi mveshur vehtes në situata të ndryshme dhe duke përcaktuar kë fshihet poshtë këtij personazhi; refuzimi I personazhit tonë edhe pse përkohësisht.
  •  Riintegrimi – të ndjerit gjithnjë e më I sigurt në lidhje identitetin tënd të vërtetë, dhe adoptimi I personazheve më të përshtatëshme.  Individualizimi – njohja dhe integrimi I konflikteve që ndodhin Brenda nesh, dhe arritja e një balance ndërmjet tyre.
Simptomat

Mund të shfaqen dyshime të vogla por t bezdisshme, duke inkurajiuar një seri ngjarjesh dramatike dhe në dukje irracionale duke përfunduar në një ndrushim të madh. Një person i cili po përjeton simptomat e moshës së mesme do të pyeste: Mos vallë kjo është e gjitha?  Mos jam unë një i dështuar?
Simptomat dhe sjelljet gjatë krizës së moshës së mesme mund të varjojnë nga ato më të lehtat deri tëk më seriozet duke përfshirë:

•    Mërzitje ose derrmim, ose energji të shfrenuar
•    Pyetjet ndaj vehtes
•    Endërrimi me sy hapur
•    Irritim, zemërim I papritur
•    Deshirë shume e larte ose e ulet seksuale.
•    Veprimi nën ndikimin e alkolit, drogës, ushqimit, etj.
•    Marrëdhënie seksuale veçanërisht me persona më të rinj se vetja
•    Nivel i lartë ose i ulët ambicjeje.
Shkaqet
Këto ndjenja në moshën e mesme, mund të shfaqen natyrshëm, ose si rezultai i ndryshimeve te rëndësishme, si p.sh. divorci apo vdekja e një të dashuri.  Përshtatja me këto ndryshime apo humbje mund të jetë mjaft e vështirë, sidomos kur këto situata ndodhin gjatë moshës së mesme, ky proqes mund  të bëhet derrmues.

Trajtimi
Përballja me krizat e moshës së mesme kërkon kohë dhe energji, por është pjesë e rëndësishme drejt gjetjes së qetësisë në jetë. Simptomat nuk kanë bazë fizike. Zbuloni dhe pranoni ndjenjat tuaja. Lejojani vetes që të mendojë rregullisht rreth jetës suaj, kushtojini më shumë kohë partnerit tuaj dhe ridimensionojei lidhjen tuaj, vendosni qëllime dhe zhvilloni hobi të reja, udhëtoni, kushtojini më shumë kohë fëmijëve, kushtojini vëmendje shëndetit në përgjithësi dhe atij mendorë në vecanti.
Ushtrimet mund t'ju ndihmojnë të mbani kontrollin mbi shëndetin tuaj, apo të ruani formën e duhur për një jetë aktive dhe të pavarur. Shumë njerëz e shohin dobësimin e fuqisë si pasojë të pashmangshme të rritjes së moshës, duke i bërë që të bëhen më të ngadaltë dhe më pak aktiv. Me pak "kujdes" kjo bëhet e vërtetë. Shumë prej dobësive fizike, që i atribuohen moshës, janë pasojë e mosaktivitetit. Duhet kuptuar që shumë vështirësi mund të lehtësohen apo edhe të shmangen e largohen duke ndryshuar mënyrën e të jetuarit. Një nga përfitimet më të mëdha të aktivitetit fizik të rregullt është mbrojtja nga sëmundjet e zemres. Aktiviteti fizik, gjithashtu siguron mbrojtje ndaj disa sëmundjeve kronike si p.sh. diabeti, artritet, hipertensioni, disa lloje të tumoreve, sëmundje të kockave,  depresioni dhe stresi. Pra, aktiviteti fizik është një ndër gjërat më të mira që mund të bësh për shëndetin tënd.
Pavarësisht moshës suaj, dieta e balancuar ushqimore është thelbësore për një shëndet të mirë. Menyja juaj duhet të përmbajë asortimente nga të gjithë grupet e ushqimit. Varieteti në të ushqyer siguron nivelin e duhur të vitaminave dhe mineraleve. Rekomandohet reduktimi i përdorimin të ushqimeve të yndyrshme, me kolesterol, me sodë dhe me sheqer.
Gjumi dhe pushimi janë përtëritës të shkëlqyer. Me kalimin e moshës zakonet e gjumit tuaj mund të ndryshojnë. Është e domosdoshme që gjatë ditës suaj aktive të përfshini edhe pushime, sidomos nëse gjatë natës flini më pak se tetë orë.
Duhet theksuar që besimi tek Zoti xh.sh. është thelbi i amortizimit dhe shmangies së simptomave dhe pasojave të krizës së moshës së mesme. Në këtë periudhë të jetës, ndryshime graduale psiko-motorike vetwinterpretohen si fillimi i njw fundi, e jo si etapw jete. Aftësia dhe përpjekja për të gjetur motive, bie ndjeshëm. Tek Zoti xh.sh, njeriu gjen mbështetjen, kurajon, besimin, kujdesin, premtimin, motivin, për të vazhduar rrugëtimin e tij në këtë botë. Me besimin tek Allahu xh.sh. njeriu në moshën e mesme nuk e konsideron vazhdimin e udhëtimit të tij një “rënie të lirë” drejt krizës, por është i mirëorientuar për të gjetur hapsirat e nevojshme për realizimin e nevojave, dëshirave dhe detyrimve. Është larg mendsh të mendohet që besimtarët e kësaj moshe nuk përfshihen nga shqetësime, brenga, dobësi e dilema, por është po aq e vërtetë që me besimin tek  Zoti xh.sh. njerëzit e kanë më të lehtë përballjen me këto shqetësime, gjetjen e forcës për të kapërcyer vështirësitë.
Burimi:
•    Death and the Mid-life Crisis
•    Psychological Types (Collected Works of C.G. Jung, Volume 6)
•    MBTI Manual (A Guide to the Development and Use of the Myers Briggs Type Indicator)
•    Handbook of Midlife Development
•    U.S. Department of Health & Human Services - The President's Council on Physical Fitness and Sports.
Laura Stephens

 
Tjetri >