“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”
“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”
- Fėmijėt dhe lojėrat e dhunshme kompjuterike
- I S L A M I njė sistem racional jete
- NJOHJA, NEVOJA DHE FRIKA NDAJ ZOTIT!
- PADUKSHMERIA E QENIES SĖ KRIJUESIT, NUK ĖSHTĖ ARGUMENT PĖR MOSBESIM NĖ EKZISTENCĖ E KRIJUESIT!
- Zemra midis dy kohėve
- Psikologjia e lumturise
- Tranzicioni i Moshės sė Mesme
- Dėrgonte shumė SMS dhe e shtrojnė nė psikiatri
- Trajtimi pėr fobinė sociale
- Shpresėn e gjeti vetėm me Kur'an.
Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!
| I S L A M I njė sistem racional jete |
|
|
|
|
Pavarësisht nga cilësimi si "opium" që i është bërë nga politika social - komuniste, Islamit, që nga koha e shfaqjes me përkryeshmërinë e vet, është treguar gjthnjë si sistem më i mirë dhe më i qëndrueshëm për të gjitha kohrat, për vetë faktin se është i udhehequr nga një ide dhe një besim i pastruar nga bestytnitë dhe mitologjia, sepse apeli i tij i është drejtuar arsyes dhe vetëdijës njetëzore.
E vërteta e Islamit u bë e qartë nga studimi dhe hulumtimi i gjithësisë, ku vërehet se ekujlibri sundon mbi çdo gjë. Ky elujlibër është më se evident edhe në jetën njerëzore. Ekujlibri është dhuratë nga Inteligjenca Hyjnore. Dhuruesi i këti ekujlibri i ka furnizuar njerëzit jo vetëm me nevojat fizike, por edhe me ato shpirtërore, dhe me etike, duke u zbuluar njerëzve rrugët e të vërtetës. Orientlistja e famshme Italiane dr. Laura Vaccia Vaglieri, lidhur me frymën racionale dhe universale të Islamit, në librin e saj "An interpretation of Islam" , shkruan si vijon: "Profeti Islam i cili ka qenë i frymëzuar drejtëpërsëdrejti nga Krijuesi i tij, ka predikuar monoteizmin më të pastër mbarë njerëzimit. Ai erdhi në konflikt të hapur me tendencat e atëhershme, që shpienin në politeizëm. Në thirrjën e tij për t'i udhëzuar njerëzit në besimin në një Zot të vetëm, ai nuk është shërbyer me ndodhi mbinatyrore, mrekulli, dhe as që i ka detyruar që të përuleshin dhe verbërisht të pranojnë apelin duke iu frikësuar me kërcënimet qiellore, të cilat mund të rrezikojnë aftësinë e njeriut të mëndojë. Me dëshirë i ka ftuar jo t'i braktisin bindjet e tyre por të mëndojnë për gjithësinë dhe ligjet e saj. Meqë ishte i sigurtë në besimin në një Zot në një dhe të domosdoshëm, njerëzve ua ka dhënë të lexojnë Librin e jetës. Muhammedi a.s. kënaqej me atë që t'u bëjë apel njerëzve, t'i proklamojë ndërgjegjjes së njerëzore dhe t'ia lërë gjykimit intuitiv intuitiv të njerëzve. Vetë njeriu u bë shërbëtor i Zotit, kurse ndaj të tjerëve është sjellë si i liri ndaj të lirit. Derisa para kësaj njeriu vuante për shkak të dallimeve jo të drejta sociale, Islami përfaqëson barazinë ndërmjet njerëzve. Çdo musliman dallohet nga muslimani jo sipas prejardhjes së tij por sipas diçkaje tjetër, që është e lidhur me përsonalitetin e tij, sipas devotshmërisë së tij, veprave të mira, moralit dhe cilësive intelektuale." Ndoshta ajo çka do të dëshironte të shprehte dr. Vaglieri me pak fjalë do të ishte kjo që ; Islami është porosia universale për unitet nën Pushtetin Apsolut, unitet të të gjitha feve, unitet të të gjithë profetëve, të të gjithë popujve. Zoti e ngriti në kulm Muhammedin a.s. të transmetojë thelbin e porosisë të të gjithë profetëve. Ai i ka unifikuar traditat fetare të popujve të ndryshëm me një besim dhe një kulturë universale dhe i ka bashkuar njerëzit në një vëllazëri mbarë botërore. Botës i ka dhënë ligjin e plotë të jetës për mbarë njerëzinë. Thirrja në të cilën fton ai është në pajtim me arsyen dhe vetëdijën njerëzore. Derisa na shtron të vërtetën e preokupon vëmëndjën tonë me fenomenin e natyrës, shëmbujt nga historia e popujve të ndryshëm etj. Në Islam nuk ekziston asgjë që do të ishte në interes vetëm të njerëzve në vend e hapësirë të caktuar. Kur'ani nuk urdhëron asgjë që nuk ka domethënje gjthëkohore, morale e praktike. Islamim duke planifikuar edhe zhvillimin eventual të njerëzisë formuloi ligjet themelore, duke rregulluar të gjitha aktivitetet dhe relacionet e tij, të sektorit privat apo të përgjithshëm. Islami siguron drejtësinë sociale dhe paqën ndërkombëtare me rregullimin e marëdhënjeve e qëndrimeve politiko - ekonomike, mbi të cilat vë kontrollin e fesë dhe të etikës, me shpjegimin më të lehtë të detyrave themelore të individit ndaj shtetit, të shtetit ndaj individit, si dhe detyrave ndërkombëtare ndaj shtetit. Islami ka paracaktuar disa parime bazë që i janë urdhëruar çdo bashkësie t'i pranojë, dhe pastaj ka dhënë liri të plotë që ato struktura të zhvillohën sipas nevojave të kohës. Islami është një sistem i mirëfilltë, i freskuar me përsosmëri në të gjitha aspektet dhe drejtimet e veprimit njerëzor. Ai u jep udhëzime të vyera njerëzve në mbarë hapsirën. Ai nuk përgjigjet vetëm për nxitjen e devotshmërisë njerëzore, por për jetën e përgjithshme të njerëzimit dhe përmban në vetvehte ligjin e rafinuar të etikës individuale dhe shoqërore, ligjin e sistemit ekonomik, ideologjinë e drejtë politike. Dihet se njerëzit i janë nënshtruar ligjeve natyrore, që Zoti i ktrijoi në zanafillën e tyre, shëntetin, jetën dhe vdekjën e tyre. Ato poashtu i janë nënshtruar ligjeve në sferën shoqërore të tyre, si dhe pasojave të cilat e godasin si rezultat i veprimtarisë së dëshirës së lirë të tyre. Njerëzit nuk janë në gjendje të ndryshojnë ligjet e të Gjthëfuqishmit, prandaj edhe në ato aspekte të jetës së tyre, ku vjen në shprehje dëshira e tyre duhet t'i përshtatën Islamit dhe të bëhet ashtu që ligji i tij të sundoj në rë gjitha segmentet e jetës së tyre. Në këtë mënyrë do të harmonizohet aspekti i domosdoshëm dhe ai i lirisë së jetës së tyre dhe ekzistimin e dyfisht të tyre do të përshtatën në pajtueshmëri me ekzistimin e tërë gjithësisë. Vetëm Islami me metodën e tij unike afirmoi karakteristikat e njeriut dhe vetëm ai e zhvilloi deri në kufijt e fundit dhe i theksoi në ndërtimin e shoqërisë njerëzore. Islami i paraqet epokës së materjës portretin e vetëm të shpëtimit. Ai i ofron njeriut trashigiminë e tij materiale e shpirtërore. E tërë çka kërkon Islami është që njeriu të realizojë unitetin e suksesshëm të natyrës dhe shpirtit, në mënytë që në këto baza të ngritet civilizimi i ri, civilizimi i fuqisë dhe mëshirës, ku fuqia materiale nuk do te jetë idhull, por do të jetë vegël në dorën e mëshiruesit. Sa herë që njerëzimi është munduar "të fluturojë në një krah", padyshim dështimi i ka shoqëruar kudo. Njerëzimit i duhet edhe një krah tjetër në mënytë që të arrijë kulmet e prosperitetit, prosperitetit që arrihet vetëm nën flatrat e Islamit. Islami s'është një pishtar me dritë të kufizuar, por është dritë që ngop gjithësinë. Ilir Lugji |
| Tjetri > |
|---|



