Ju jeni ketu : Home arrow Depresioni arrow Depresioni Madhor
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Depresioni Madhor PDF Printoni E-mail
Depresioni mund të variojë në mënyrë të dukshme nga pikpamja e seriozitetit të gjëndjes. Në formën e lehtë është normale që njerëzit të ndihen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi, apo kur u vdes ndonjë i afërm. Depresioni i lehtë zakonisht zgjat pak dhe pasohet nga përmirësimi.

Depresioni madhor ndodh kur një individ provon një ose më shumë episode depresioni madhor, simptoma kryesore e të cilit është ajo e një gjëndjeje shpirtërore të rënë dhe humbja e interesit për aktivitete normale. Simptoma të tjera mund  të përfshijnë prishjen e gjumit, këputjen, rënien në peshë, ndjenjën e fajit të kotë, ndjenjë e të ndierit i pavlefshëm, paaftësi për t’u përqëndruar, mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes.  Këto simptoma shfaqen të paktën për një periudhë dy javore. Personat që vuajn nga depresioni madhorë e përshkruajnë veten si të trishtuar dhe të pashpresë. Ndodh që ata nuk gjejnë motiv për të vazhduar jetën dhe përpiqen të vrasin veten.
Depresioni madhor zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme, por episode të depresionit madhor mund të shfaqen në çdo moshë, duke përfshirë edhe fëmijërinë. Një episod i depresionit madhor zgjat të paktën gjashtë muaj, por mund të shkojë edhe një vit, madje edhe më tepër.

Çrregullimi Bipolar.
Çrregullimi Bipolar karakterizohet nga luhatje të skajshme dhe të paparashikuara të gjendjes shpirtërore: nga një eksitim i madh në një melankoli të skajshme. Individi i cili vuan nga çrregullimi bipolar mund të bëhet tej mase i eksituar, llafazan, mburravec, i papërmbajtur dhe nganjëherë destruktiv. Në këtë fazë ai mund të flasë për projekte krejt të parealizueshme. Pastaj, fare papritur, individi me çrregullimin bipolar bëhet qa i zymtë dhe përjeton ndjenja të thella pavlefshmërie dhe vetëvlersimi të ulët, nuk ha nuk fle, nuk ka dëshirë të lëvizë, etj. Kur ndodhet në gjëndje depresive, personi me çrregullim bipolar sillet njëlloj si personat me depresion madhor. Nga çrregullimi bipolar vuajn 1% e popullatës botërore, ndryshe nga depresioni unipolar, nga i cili vuajn 15-20 % e popullatës së botës.

Çrregullimet e Personalitetit.
Çrregullimet e Personalitetit janë probleme të strukturë së personalitetit të individit. Çrregullimet e Personalitetit janë shpesh të pranishme edhe në lloje tjera çrregullimesh dhe janë dëmtime afatgjata të funksionimit shoqëror dhe personal. Kur ka karakteristika të keqpërshtatjes, që shkaktojnë pikëllim ose dëmtim të aftësisë për përshtatje kemi të bëjmë me çrregullime të personalitetit. Këto çrregullime shpesh fillojnë në adoleshencë dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës. DSM IV-R përmbledh tre grupe të çrregullimeve të personalitetit: Grupi A përfshin çrregullimet paranoide, skizoide dhe skizotipike të personalitetit. Grupi B përfshin çrregullimet antishoqërore, të ndërmjetme, histrionike dhe narcisistike. Grupi C përfshin çrregullimet e personalitetit të tipit shmangës, të varur, obsesiv, të papërmbajtur.
Një nga çrregullimet më serioze të personalitetit është çrregullimi i personalitetit antishoqëror, i njohur gjithashtu si personaliteti sociopatik ose personaliteti psikopatik.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >