Ju jeni ketu : Home arrow Teste Psikologjike arrow Lista e Kontrollit tė Depresionit
 

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Nese mendoni se keni diçka, me te cilen mund te kontribuoni, ne permbushjen e qellimit te krijimit te kesaj faqeje, jeni te lutur te na kontaktoni ne rubriken kontakt. Faleminderit!

Kliko ketu per te lexuar kuranin ne gjuhen shqipe
Lexo Kuranin shqip


Lista e Kontrollit tė Depresionit PDF Printoni E-mail

 

Është normale që, herë pas here, të ndjeni disa nga këto simptoma, por po të ndjeni një numër të konsiderueshëm nga këto simtoma, për gjatë një periudhe dy – tre javore, mund të jetë tregues i prekjes suaj nga çrregullime depresive. Kjo listë kontrolli është një mjet që mund t’ju ndihmojë ju të kuptoni nëse keni nevojë të drejtoheni tek specialisti, për  t’u këshilluar për shqetësimet që ndjeni.

Ju lutem vini re! Disa sëmundje të tjera dhe disa medikamente mund të shkaktojnë simptoma, të cilat ngjasojnë me simptomat e depresionit. Duhet të bëhet një ekzaminim i plotë mjeksor për të përjashtuar ndërhyrjen e sëmundjeve të tjera me simptoma të ngjashme.

Unë ndjehem i trishtuar.
Unë ndjehem shumë serioz (ndryshe nga zakonisht).
Unë jam i mërzitur.
Unë ndihem i vetmuar.
Në të vërtetë nuk ndihem i trishtuar, por “bosh”.
Nuk kam besim tek vetja.
Mua nuk më pëlqen vetja.
Shpesh ndihem i trembur, por pa e kuptuar pse.
Ndihem shumë i zemëruar dhe shpërthej menjëherë.
Unë ndihem fajtor.
Unë nuk mund të përqendrohem.
Në këtë periudhë e kam të vështirë të mbaj mend gjërat.
Unë nuk dua të marr vendime – është shumë e vështirë.
Ndjehem sikur jam në mjegull.
Unë jam shumë i lodhur, pavarësisht se sa fle’.
Ndjehem i frustruar për çdo gjë dhe nga çdo kush.
Unë nuk ndjej më kënaqësi.
Ndihem i pashpresë.
Unë gjithmonë futem në telashe.
Unë jam i shqetësuar dhe pa rehati. Nuk mund të rri i qetë.
Ndihem nervoz..
Ndihem i ç’organizuar. Koka sikur më sillet vërdallë.
Ndihem i vetëndërgjegjshëm.
Nuk mund të mendoj drejt - Truri im sikur nuk funksionon
Ndjehem i shëmtuar.
Më duket sikur nuk flas më – Nuk kam asgjë për të thënë.
Më duket sikur jeta ime nuk ka një drejtim.
Mendoj se jeta nuk ia vlen të jetohet.
Unë konsumoj alkool/marr drogë rregullisht.
E ndjej të gjithë trupin të ngadaltë – të fourit, të ecurit, të gjitha veprimet e mia.
Mua nuk më pëlqen të dal më me shokët.
Mua nuk më pëlqen të kujdesem për pamjen time.
Me raste, zemra ime rreh fort, nuk mund të mbushem me frymë dhe ndjej mpirje (si pickime me thumba).  Pamja më turbullohet dhe më duket sikur do më bjerë të fikët. Këto ndjesi zgjasin pak momente, pastaj largohen, por unë rri me frikn se do më kthehen përsëri.
Nganjëherë më duket sikur po e humb veten.
Unë ndihem i ndryshëm nga çdo njeri tjetër.
Unë qesh, por Brenda jam i mërzitur.
Unë kam vështirësi për të fjetur, ose zgjohem natën dhe s’mund të fle’ më.
Oreksi më është pakësuar – ushqimi më duket pa shije.
Oreksi im është shtuar – Më duket sikur dua të ha gjatë gjith kohës.
Pesha ime është shtuar, ose ka rënë.
Unë kam dhimbje koke.
Unë kam dhimbje stomaku.
Më dhëmbin gjymtyrët (krahët dhe këmbët)
Kam neveri – më përzihet.
Jam i trazuar – më merren mendët.
Nganjëherë shikimi im duket i turbullt dhe i avashtë.
Unë jam i këputur, i pa takat, i plogësht.
Kam dhimbje në qafë dhe shpinë.
Kam dhimbje në kraharor – më duket sikur kam një peshë mbi kraharor.

Pra, nëse pas leximit të kësaj liste, ju rezulton se tek ju janë të prnishme një numër i konsideruar i këtyre simptomave, për më shumë se dy-tre javë, atëherë ju duhet të këshilloheni me një psikolog apo psikiatër. Duhet ta kuptoni se çdo vonesë në ndërmarrjen e një hapi të tillë është në dëmin tuaj. Depresioni është një çrregullim i përkohshëm, për të cilin duhet të merrni trajtimin e duhur, në mënyrë që të shëroheni. Në të kundërt rrezikoni seriozisht shëndetin dhe të ardhmen tuaj.

 

 
Tjetri >